Të udhëtosh në mëngjes me “mjete” të transportit publik- tramvaj, tren… dhe të mos kesh në dorë një gazetë apo një telefon ku poashtu lexon vetja të duket si një jashtë-tokësor.
Sot vendosa të jem një i tillë.
Shpëtimi i vetëm- për të mos lexuar lajme gazetash mëngjesi në tramvaj a tren s’është kurrsesi të soditësh njerëz. Sepse janë me disponim jo edhe aq të mirë. S’i thonë kot “e hëna e mallkuar”. Dhe sa ua jep ta ndiejnë poaq e sheh dhe sidomos ndjen tek ta. Sinergji e shkuar sinergjie.
Ka javë e javë të tëra që kam filluar ta lexoj “Biografinë e Mendimit të Nietzsche”-s. Dy faqe në ditë. Nganjëherë edhe katër a pesë. Më mjaftojnë.
Jam tek miqësia dhe mëpas ftohja me Wagnerin.
Dhe tek fillet e të menduarit të tij (radikal).
Unë nuk jam njeri, unë jam dinamit!