Prapa duke kuptuar dhe para duke jetuar. Kështu shkruante danezi Søren Kierkegaard. Që shkenca (Hannah Monyer, neurologe dhe Martin Gessmann, filozof) sot të merret me këtë mendim të filozofit- padyshim prej më të mëdhenjëve që njerëzimi ka patur, ka logjikë. Shkencëtarët nuk duan të heqin dorë: sa ndikon e kaluara dhe me këtë sidomos mbamendja në jetën që e jetojmë….
Kujtoj që arti, sidomos arti i fjalës, dhe jo vetëm mendimet e filozofit, do të ishin, janë, të paevitueshme për këtë tematikë.
Edhe ashtu: truri i njeriut vazhdon të jetë pjesa më e pahulumtuar në qenien njerëzore. Ose: shkenca është larg artit në këtë temë.
Nesër është e hënë.