24 Janar

Tërë dita më shkon me “Mentalistin”.

Një shëti e  gjatë në mbrëmje.

Para se të shkruaj shoh portretet e para për Ismailin (Kadare) në agjensitë gjermane të lajmeve.

“Kandidati i Përjetshëm”- fjala është për Nobelin. Diçka mes keqardhjes e shpotisë. Diçka që Ismaili- sa e njoh- e urren.

598 fjalë të shkruara pa ndonjë mund të madh.

Nëse vlejnë diçka?  S’ka asnjë rëndësi.