Është 28 Janar dhe mbrëmje.
Tërë ditën në shtëpi: filma, gazeta.
Lexoj me kuriozitet urimet publike të mediave kryesisht gjermanofolëse por edhe atyre në gjuhën shqipe.
Dua të bëj një kolumnë për gazetën dhe shoh që nga Kosova asnjë prej udhëheqësve politikë s’e ka uruar.
Tmerrohem e pikëllohem. Me injorancën e tyre.
Dhe arrij tek përfundimi: vetëm të vdekur i duan ata që s’janë me ta dhe sidomos ata që shkruajnë!