13 Shkurt

Është 13 Shkurt dhe nuk është e premte. Një e shtunë e cila duhet të jetë ditë pushimi. Nga kompjuteri/PC.  Saktësisht në ora 10:00 e dërgoj për ri… partim…ri… pastrim.

Dhe nuk kam si të mos e kujtoj PC-në e parë. Në vitin e largët 1995.. apo 1996… S’jam shumë i sigurtë.  Me Antonin në Kaiserlsutern.  Një blerje përmes forumit online të studentëve. Edhe në atë kohë ka patur forume virtuale studentësh. Edhe në atë kohë. Ka patur studentë shqiptarë në Universitete gjermane e europiane. Një vozitje dy apo tre orëshe.  Një kthim me gëzim. PC e (m)bajtur. Pastrime plotësuese, lidhje me modem, lidhje me internet. Deri në orët e hershme të mëngjesit.

Lodhje e pafundme.

Lidhje të para me internet. Nga shtëpia.

Një botë e re. Me shumë e shumë dritare e lidhje. Një mundësi për të shkruar më shumë, për të postuar më shumë. Një ndryshim jete për të cilin në ato çaste, ditë, javë, muaj e vite nuk je i vetëdijshëm.

Kohë për të menduar. Dhe për të mos u merakosur.

20 vjet mëpas e din që edhe kur e ke PC në riparim dhe ripastrim… ke celularët e mençur, i-kompjuterët me të cilët thjesht lidhesh kudo që je me botën.

Një përditshmëri e cila i ngjet ujit dhe bukës. Shëtisë dhe bisedave.

Në 22:00 marr  PC-në …  mesa kujtoj të katërtin me radhë në këto 20 vjet.

Shyqyr që nuk është 13 Shkurt e Premte- por e shtunë! Do të sillte ters.