Në Perlentaucher lexoj blog-un për filmat në Berlinale. Shoh që Danis Tanović ka bërë një film të ri. Sërish për politikë por larg, tepër larg No Man’s Land.
Në filmin e ri tregohet për Sarajevën. “Death in Sarajewo” quhet filmi dhe në të flitet për një Hotel në Sarajevë, për një grevë dhe një trashëgimi të Gavrilo Principit. Edhe një familje, një mysafir dhe një vrasje. Një film politik për të cilin kritikët s’kanë fjalë të mira. Tepër të komplikuar dhe çka është dhe më keq shumë afër Vëllezërve Dardenne.
Nganjëherë megjithatë nuk është keq që të lexohen kritika. Sepse e ruajnë njeriun të mos harxhoj 2 apo 3 orë në kinema apo para televizorit.
Nuk dua të lexoj më.
Më së miri të bësh jetën e tjerëve. Në filma që janë aq shumë. Edhe ashtu filmi është një prej shpikjeve më inteligjente që njeriu ka bërë për vetveten. Pas teatrit.