29 Shkurt

Si e festojnë ditëlindjen fëmijët e lindur me 29 Shkurt? E pyes Bekën.

Përgjigjet, si zakonisht me një buzëqeshje.

Me siguri çdo katër vjet.

Po të mos ishte ajo zyrë e mbushur me kalendarë e harta, mbase edhe s’do ta shtroja atë pyetje.

Duhet të jetë vërtetë ndjenjë e çuditshme kur njeriu lind me një 29 Shkurt.

Kurrë s’kam njohur dikënd që është lindur me këtë datë. Përtej kësaj: kurrë s’më ka rënë të bisedoj me dikënd që ka një përvjetor- çfarëdo qoftë ai që lidhet me një 29 Shkurt.

Duhet të jetë diç e pazakonshme.

Të festosh ditëlindjes, organizosh festa apo përkujtime VETËM çdo katër vjet. Me 29 Shkurt.

29 Shkurti i ardhshëm do jetë në vitin 2020.

Kushedi ku do jem a si do jemi deri atëherë. Pyetje që njeriu s’guxon t’ia shtrojë vetes.

Carpe Diem.