Dita e parë e muajit Mars dhe hakmarrja e dimrit. Ajo që në Nëntor e Dhjetor të vitit të kaluar mund të quhej pranverë në mes të dimrit tashti në fillim të Marsit mund të quhet edhe kthim i dimrit. Borë. Ftohtë. Stuhi.
Dhe shtrat me ethe e kokëdhembje. Është ajo situata kur kërkon të gjesh diçka që e ke të pamundshme ta dish prej nga dhe si të ka ardhur. Prandaj edhe nuk ia vlen të kërkohet arsyeja pse dhe si të kap një grip. Fuqia e virueseve është e padukshme. Është si punë loje. Nëse ke fatin të shpëtosh e ke më mirë. Nëse jo… atëherë je viktima e radhës. Për më keq në mënyrë krejt të pavetëdijshme do jesh shkaktar i sëmurjes së dikujt tjetër.
Dhe s’mund ta ndalosh as këtë gjë. Sepse duhet të marrësh frymë dhe flasësh me njerëz rreth teje.
Ditë që kalon me lexime dhe gjumin. Sepse është vetëm ky që shëron më shumë se çdo aspirin apo çaj.
Nesër është ditë e njëmijë e një rrëfimeve dhe njëmijë e një fytyrave.