Ditë zgjedhjesh. Dmth. një ditë e cila njëherë në pesë vite të jep shansin dhe rastin të vlersësosh nëse je i kënaqur me ata që të kanë qeverisur deri tashti. Nuk është sekret që zgjedhjet rajonale në këtë shtet që jetoj në një formë janë edhe barometri për zgjedhjet e mëdha- ato qendrore.
Hamendjen ta ndërroj votën s’e kam.
Rri aty ku kam qenë.
Dhe në mbrëmje ndjehem i vërtetuar që shumica e bashkëvendasve të BW kanë zgjedhur njësoj.
Të fitojë partia që e zgjedh? Kjo s’më ka ngjarë kurrë. Deri me datën 13 Mars të vitit 2016!