6 Prill

Sa të jesh gjallë mëson diçka të re. Dhe kjo dmth. që vetëm kur dëgjon, lexon, sheh, apo prek mund ta besosh. Njeriu dhe njerëzimi gjithmonë kanë patur ide nga më të ndryshmet… Nëse janë të lidhura vetëm me fitimin e parasë? Po dhe jo.

Lexoj dhe mësoj. Në Japoninë e largët mësoj dhe lexoj në revistën Afar për një jo vetëm firmë/die/projekt ku fitohet paraja. Apo shpenzohet. Varet kush si e sheh. Në atë botë të largët ku njeriu mund të ndjehet edhe i lodhur nga miqtë e tepërt, miqtë e rrejshëm apo edhe vetmia, thjesht vetmia… atëherë edhe kësaj pune i është gjetur zgjidhja. Dhe për këtë zgjidhje, marrjen me qera të një miku, krejt normal, tregon kjo revistë.  Aq e lehtë nuk duket të jetë kjo gjë. Ose  kështu së paku ndjehet autori Chris Colin në Tokio kur e provon vet këtë miqësi me para.

Thjesht kap telefonin, thërret firmën dhe për disa orë “rezervon” dhe nisë “shoqërimin” me Miyabi, 27 vjeçare. Mikesha e tij e blerë i tregon se çfarë zakonisht bën: qan në varrime,  dëgjon me kujdes kur pijnë kafe, merr pjesë në dasma, shëti, vrapime, pret para Nike Shop kur shkon për të blerë etj. etj.

Më e rëndësishmja (sipas autorit amerikan): miqtë e blerë dëgjojnë dhe me këtë edhe bashkëjetojnë në filtrimin e vetmisë apo problemeve që njeriu ka.

Miqësi me qera?

Hm!