7 Prill

Hashim Thaçi President. Vetëm edhe kjo i ka munguar Kosovës së lodhur, Kosovës së shkallmuar. Kosovës së izoluar.

Një vend i cili tash e 17 vjet çdo mëngjes shkon për të fjetur me të e njerëzit e tij. Zgjohet e kalon ditën me të dhe njerëzit e tij- tash edhe me letra e betim për pesë vitet që vjen (e nëse vazhdon kështu kjo dmth. për dhjetë vitet në vazhdim) në krye të shtetit do ta ketë këtë njeri. Dhe kastën e komandantëve të tij: të veshur si ministra, ambasadorë, profesora e çka jo tjetër.

Çfarë fiaskoje. Për një vend të vogël dhe harruar nga të gjithë.

Zoti i ndihmoftë atij vendi e populli i cili duket që e ka merituar këtë njeri ta ketë të parin e shtetit. Ndryshe do ta kishte evituar apo s’do ta kishte lejuar.