14 Prill

Një nga ato karrocat e vogla dhe të shpejta që kanë një maqinë e cila nuk është e zhurshme. Nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 Metra e gjysmë dhe gjerë se po gjysmë metre. Mbushur plot e përplot me gazeta. I shpërndan nga peroni në peron. Nga treni në tren.

Të Jet

Të jetë ballkanas ky vozitës. Nuk e di. Ajo që e di është që italiani i kafenesë sot ka vendosur të bëjë biznesin e mëgjesit, ja po i themi, ballkanasit.

“Jo jo…. shefi më ka parë në kamerë sesi ti mua gazetë e unë ty kafe!”, bërtet italiani. Eho e zërit të tij ka diçka penduese, protestuese. Para së gjithash ndjehet vendosmëri.

Ballkanasi nuk flet. Vetëm buzëqesh.

Dhe vazhdon me makinën e tij të shpërdajë gazetat.

Nga peroni në peron. Nga treni në tren. Nga vagoni në vagon.