Është e premte dhe është dita e parë që e mbaj në duar revistën e parë të botuar nga e përditshmja F.A.Z.
FAZ Woche kushton 3.50 Euro… 74 faqe, Format i vogël, 200.000 ekzemplarë të shtypur, letra kualitative, tema që kalojnë përgjatë javës dhe tani mund të lexohen si analiza, komente, Foto galeri… Asgjë e jashtëzakonshme.
Pse FAZ i ka hyrë kësaj avanture dihet: interneti ka rrëzuar shitjen e të përditshmes, lexeusit, sidomos lexuesit e ri s’blejnë gazeta dhe me këtë revistë po provojnë të fitojnë të rinjtë apo edhe kthejnë ata që kanë ikur.
Nuk jam fort Optimist që do të ketë sukses ky projekt….