23 Prill

400 vjetori i vdekjes së Shakespearit dhe Cervantesit. Gazetat janë të mbushura me tekste, analiza, përkujtime me e për ta.

400 vjetori i vdekjes së tyre është dëshmia më e mirë që s’kanë vdekur. Njëri as tjetri. Lexoj dhe mësoj dikund që fakti që ne sot edhe ditën e vdekjes së tyre e shënojmë si të njejtën nuk është edhe krejt i saktë. Kjo sepse spanjollët dhe britanikët e para 400 vjetëve nuk kanë patur kalendarët e njejtë. Duhet të jenë 10 ditë që i ndajnë në ditën e vdekjes.

Derisa për Cervantesin dihet kush ishte për britanikun vazhdojnë teoritë e konspiracionit. Cili ishte Shakespeari? Misteri vazhdon dhe kurrë s’do ta marrim vesh.

Ajo që s’e lexoj askund është: nëse edhe pas 400 vitesh njerëzimi do t’i kujtojë si tash në 400 vjetorin e vdekjes?