25 Prill

Çfarë duhet bërë që njeriu ta shënojë kohën që Jeton? Dashuri për të afërmin, korrektësi për tjetrin përskaj, mirësi për atë që ka nevojë për ndihmë… Dhe këtu përfundon çdo gjë.

Koha që e jetojmë, kjo kohë e shpejtë, me marramendjet e vetëtimave teknologjike-internetin, celularët e mençur, trenat a avionat e shpejtë, autostradat e pafundme…, pos që na bën mobil them që mobile i bën dashurinë, korrektësinë, mirësinë.

Por vetëm kaq.

Më shumë jo.

Dhe dallimi mes mobilitetit (sipërfaqësisë) dhe ngadalësisë (seriozitetit, thellësisë) është esencial.

Them se dy soje njerëzish e kanë luksin të jetojnë në këtë kohën tonë pa celularë dhe me këtë edhe pa mobilitet: shumë të pasurit që kohën e kanë për vete dhe s’u duhet askush e asgjë. Dhe shumë të varfërit që kanë nevojë për çdo gjë- më së pari për mobilitet…

Mes nuk ka. Sepse mesi jemi ne- të mobilizuarit në mes.