26 Prill

Arthur Schopenhauer ka qenë ai i cili njëherë ka shkruar për punën e vlerësuesve anonimë. Ose rekomanduesve. Që i bie: kur një autor shkruan një libër a përkthen një Roman dhe këtë, pa folur për punimet shkencore, studimet, patentimet e çka jo tjetër… Dhe këtë, ja po i them punë a punim duhet ta vlerësojë dikush.

Dikushi vlerëson punën e dikushit.

Mes tyre është (zakoisht) botuesi, porositësi… Ai pra që e din dhe njeh personin edhe të autorit edhe të vlerësuesit/rekomanduesit.

Një situatë më tepër se e pakëndshme. Të jesh në lëkurën e njërit (autorit) apo tjetrit (vlerësuesit)? E tmerrshme. Duhet të jesh vetëm një budalla të pranosh të vlerësohesh apo të të vlerësojnë. Apo në zor të madh.

Aq në zor sa s’kam si të mos e thërras në ndihmë Schopenhauerin.

Të pranosh të të vlerësojnë anonimët dmth. të pranosh të qëndrosh para një Bordeli thotë mjeshtri i madh.

Që i bie as larg e më larg bordelit e as brenda tij.

Por para tij.