Asgjë s’ka ndodhur kurrë pa ardhur çasti.
Mirë është që pritjet të mos jenë pritje të mëdha sepse nëse ato (pritjet) përmbushen atëherë del që nuk ishin aq të mëdha sa ke shpresuar që do të ishin.
Prandaj zbraztësia. Për të mos thënë: dëshpërimi.
Edhe ashtu e tëra është punë perceptimi dhe rezultat fërkimi, imagjinate dhe para së gjithash papritshmërie.
Është ritmi i përditshmërisë ai që njeriut i bën mirë…. kur i thyhet në trajta të paformësuara befasish.
Çdo gjë pastaj është luftë, luftë, luftë me minusin e përjetshëm!