Nuk është hera e parë që fqinjët- 100 metra sipër shtëpisë ku jetoj… nxjerrin atë kuti kartoni ku është e shkruar: për dhurim. Ka libra. Nga rrugica përgjatë kopshtit shihet dritarja e madhe e dhomës së tyre të pritjes dhe vitrina plot libra.
Të dhurosh libra dmth. të falësh jetëra. Këtë e mendoj pasi hedhi shikimin se çfarë (titujsh) ka brenda kutisë jo edhe të vogël. Dhe dëgjoj hapat e mi në trotuar sesi shtyejnë njëri-tjetrin.
Në tren lexoj lajmin për një grua që pati marrë librin “Mite dhe Legjenda të Maorilandit” nga biblioteka e Oaklandit në Zelandën e Re në vitin 1947 dhe kishte si afat kthimi 13 majin 1948.
Por ajo e ktheu atë vetëm tani duke kërkuar ndjesë dhe duke thënë se “kishte dashur gjithmonë ta kthente”.
Por dje, kështu shkruajnë gazetat, një grua e ktheu librin te një bibliotekarë i cili i habitur duke e pyetur se sa duhej të paguante për librin e kthyer 24,605 ditë më vonë.
“Ajo më tha se e kishte tërhequr librin si fëmijë dhe se kishte dashur ta rikthente gjithmonë”, tregonte biblotekari.
Sa mirë që librat edhe… dhurohen.
Si jetërat.