Është ajo skena klasike në kioskun e lagjes ku jetoj. Duhet t’i ketë më shumë se 60 vjet. Në vesh ka kufje të cilat janë të formës së MP3 të moçëm. Shitësia vrapon nga qyshku në qyshk, dhe i mbush banakun me revista, revista, revista. Për gra, për pleqëri dhe ajo që çuditë më së shumti edhe për fëmijë.
Sikurse dje dhe të premten e shkuara nga 20 Eurot që i jep shitësi i kthen ca monedha hekuri.
Ku i çon gjithë ato revista?
Vdekja e gazetave dhe gazetarisë?
Megjithatë po. Edhe në Gjermaninë e shpikjes së shtypit, librit.
Nuk ka thënie më të kthjellët sesa ajo e Franz Sommerfeld-it, ish shefit të Koelner Stadt Anzeiger dhe shefit të Shtëpisë Botuese DuMont.
“Gazetarët po e vuajnë fatin e njejtë me atë të priftërinjëve dhe murgjëve pasi u zbulua shtypja e librave. Prej asaj kohe ata nuk ishin më bartësit ekskluziv dhe jo rrallë edhe të dërguarit e Zotit që mund të thoshin fjalët e tij!”.
E ka fjalën për rënien e monopolit të fjalës së shkruar/shtypur. Dhe shpkikjen e internetit.
Sa gra duhet të jenë sot si kjo “fqinja” ime që paguan nga 20 Euro në ditë për gazeta grash….