Petku gri mbi qiellin e tokës ku jetoj. Dhe punoj. Duhet të jetë ngrohtësia e ajrit ajo që ka përndjekur edhe ndjenjën më të vogël të të qenmit në një vjeshtë (e lëre më dimër).
Prandaj pran(ë)verë.
Javë njëmijë e një fytyrash e njëmijë e një rrëfimesh.
Dua të mos mendoj për dyzimin e djeshëm. Deja vu-në e mbrëmshme të lajmeve me krejt tam-tam-at medialë…
Ditën e Europës në gjuhën dhe trungun/fizikusin shqiptar e cila i ngjet një si belbëzimi bebeje që don diçka dhe… Ditën e Evropës nga një cep i zhvilluar evropian. Dhe kjo Evropë ka tjera halle. Prandaj as që ka kohën e dëshirën të shtiret, gajaset, ladrojë në (vet)celebrime me rite të çuditshme të cilat më së paku janë… evropiane.