22 Maj

Gjërat në këtë jetë e këtë botë janë gjithmonë të lidhura.

Kur të shkon nata në një serial Marseille  në Netflix… dhe flen pak e flen keq. Dhe pastaj posa zgjohesh lexon një raport të gjatë në FAZ po për këtë serial të Netflix-it, për startin e tyre në Evropë, për Gérard Depardieu, për Kryebashkiakun e vërtetë të Marseille i cili i gëzohet këtij filmi sepse e sheh si marketing…

Ajo që bjen në sy në FAZ: gjermanët nuk tallen edhe aq me francezët për produksionin e parë europian të tipit House of Cards… Dhe kanë të drejtë sepse ua kujtojnë edhe francezëve por edhe gjermanëve që harxhohen miliona euro për seriale koti në programe publike.

Pasdite në kopsht.