27 Maj

E kam të pamundur të lexoj e lëre më të provoj të përgjigjem në pezmatimet e kolegëve apo ish-kolegëve, miqve apo ish-miqve për atë… që vazhdojnë të mbajnë Referate për Rilindje e Burgje… dhe përtojnë a tuten të merren me vetveten a njëri-tjetrit.

Nuk jam Doktor të merrem me diagnoza.

Aq më pak me reçeta kuzhinash a melmesa alkimistesh province.

Sa pak ke lexuar dhe sa pak din- por ja që nga rastësia e të lexuarit varet se kush je. E ka thënë edhe Elias Canetti.