3 Qershor

Faqet e kulturës janë të mbushura tash dy ditë me recensione, himne, kritika… pa përjashtim pozitive… për filmin e ri të Maria Schrader për jetën në egzil të Stefan Zweig-ut. “Vor der Morgenröte” quhet filmi dhe në shqip do të duhej të ishte diçka si para “Para agut” , “Agu i parë”, “Para agut të mëngjesit”… Një citat ky nga letra e fundit e Zweig para se ky t’i merrte jetën vetes.

Shoh në cilat kinema luan dhe nuk çuditem që është nëpër kinematë e vogla dhe jo aty ku janë Megafilmat e Amerikës.

Nga Zweig herën e fundit para disa vitesh kam lexuar biografinë e tij për Balzac-un. Për Zweig së fundmi kam lexuar “Ostende. 1936, Sommer der Freundschaft”  (Ostende. 1936, Vera e Miqësisë) nga Volker Weidermann.  Një libër për ekzilantët e përndjekur hebrenjë nga Hitleri të cilët ishin ankoruar në Ostende të Belgjikës parsa se të shpërndaheshin gjithandej nëpër botë… për të mos u takuar kurrë më.

Filmin e Schrader për vet Zweig-un duhet parë.

Pasi të kalojë “Hype”.