Ka qenë Caroline ajo e cila para më shumë se një dekade më kishte folur për Jon Fosse. Sot në Welt lexoj një intervistë të gjatë me Fosse. E vetmja gjë që për të s’e kisha ditur është që ky jeton në Austri. Saktësisht: një fshat në kufirin austriako-sllovak.
Dhe po: më pëlqen titulli i intervistës: “Të shkruash dmth. të dëgjosh”.
Vlen për shqiptarët, sidomos shkrimtarët shqiptarë… të sotëm.
Shumica prej tyre s’janë dëgjues të mirë. Në fakt s’janë dëgjues fare.
Të jenë edhe shkrimtarë?