7 Qershor

New Republic më bind që të mos e  lexoj librin e ri të Timothy Garton Ash. Titulli është domethënës: “Free Speech: Ten Principles for a connected world”.

500 faqe të financuara nga Instituti (i djathtë) Hoover në të cilat autori shkruan sikurse të jetonim në fundin e viteve 70 të shekullit të kaluar…

S’e humbet respektin tim për Garthon Ash. Jo vetëm pse e njoh dhe kemi diskutuar aq shpesh në vitet 90 për Ballkanin e Berlinin, Kosovën dhe Evropën… por edhe pse ky vazhdon të mbetet një prej kryemendimtarëve të kësaj kohës që e jetojmë.