24 Qershor

Britania e Madhe. BREXIT. Vota e popullit, qytetarëve britanikë për të dalur nga Europa shokon Europën dhe çudit botën.

23 Qershori në të cilin në orët e vona u mendua që Britania do mbetet në Europë dhe 24 Qershori në të cilin u vërtetua pikërisht e kundërta- që Britanikët kishin vendosur të dalin nga Europa… do të jenë një datë e cila do të ngulitet në historinë e re të Europës dhe vet Britanisë së Madhe.

Asgjë më s’do të jetë njësoj.

Si shpjegohet ky vendim i shumicës? Them se është e lehtë. Për të folur me Britanikun më të famshëm të të gjitha kohërave William Shakespeare i cili për Anglinë e kohës së tij shkruan këto fjalë:

Kjo Angli kurrë nuk  i është nënshtruar as nuk do t’i nënshtrohet para këmbëve një fituesi. Edhe nëse për këtë  i ndihmon vetvetes që të plagoset.