Bota është një vend në të cilin jemi nga dita në ditë të zgjuar me plot ëndërra… dhe natë për natë me makthe. Ngutemi të kryejmë punë, të duhemi e urrehemi në mënyrë që në fund, fare në fund të mos jemi edhe aq të sigurtë se çfarë ka mbetur nga ajo që kemi bërë në vitet mes ëndërrave dhe maktheve.