21 Gusht

Lexoj recensionen për Vegjetarianen e Han Kang. Romani i koreanes i cili mori Man Booker-in dhe tash është botuar gjermanisht. Nga ata pak librat fiksion… që këtë vit e kam lexuar. Dhe kur shoh çfarë shkruajnë FR e FAZ s’kam si të mos ndjehem i vërtetuar: po që është libër që duhet të lexohet. Del nga çdo rend e mënyrë rrëfimi. Krejt i pazakonshëm dhe krejt magjik.

Jam kurioz ta shoh sa do qëndrojë…