Mesi i muajit Shtator.
Ditët ecin dhe ecin dhe ecin. Edhe jeta.
Ajo që më tmerron: pikëshikimi vazhdon të jetë i njejti. Me ritmin dhe fytyrat e njejta. Përfshirë edhe pakësimin, për të mos i thënë ndryshe, të njëmijë e një fytyrave dhe njëmijë e një rrëfimeve.
I lehtësuar që sot do të jetë dita e fundit e kësaj jave kur jam jashtë: në stacione trenash, mes “kolegëve” e kolegëve dhe me vetveten që më duket se nuk është më as vetvetja!…