Lexoj në Nedeljnik të Beogradit për 30 Vjetorin e Memorandomit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Serbisë (SANU). Një shtojcë dhe hulumtim impresiv: çfarë thonë njerëzit që shkruan “Mein Kampf”-in e tyre për Sllobën e Mirën… 30 vjet mëpas.
Të moçmit (Matija Bećković , Vasilije Krestić,Ljubiša Rakić) janë siç ishin atbotë- në mos edhe më keq- sepse tashti bëhen viktima të të krejt pushteteve.
Por janë edhe të rinjtë- përfshirë edhe Kryetarin e Akademisë, Vladimir Kostić-in i cili nuk është hera e parë që flet më ndryshe. Është pra ky mjeku që para disa muajsh ua tha edhe politikanëve e edhe popullit të tij që Serbia e ka humbur Kosovën dhe tashti… thotë që “mjaft është mjaft”… dhe se Akademikët nuk duhet më ta bartin atë hipotekë të tmerrshme.
Them se do ta bajnë. Së paku këta që janë gjallë.
Çuditem sesi shqiptarëve u ka ikur kjo temë… Apo të jenë shqiptarët (sidomos në Kosovë) kaq mirë sa s’kanë kohë të merren më me të.