22 Tetor

Të shkosh apo të mos shkosh- kjo është pyetja.

Nga 21 vite që jetoj në këtë vend duhet të jenë një apo dy herë që s’kam udhëtuar për në Panairin e librit në FFM. Me apo pa punë, me apo pa takime, me apo pa plane… më është nevojitur ajo psherëtima e kaosit të madh dhe të paevitueshëm të udhëtoj për Frankfurt. Që të shoh prej secilave ngapak.

Edhe këtë vit.

Duke bërë kthesën dramatike: me vendimin për të mos shkuar.