Dy orë gjumë mjaftojnë në mënyrë që rreth orës 5 të mëngjesit të konstatohet që do të jetë Ai i pari dhe jo Ajo e para.
Edhe dy orë tjera vërtetohet edhe zyrtarisht që do të jetë Ai- Donald, i pari i Amerikës, i pari i Botës.
Dhe kjo, kjo s’ka dyshim që sa huton aq edhe frikëson.
Një përplasje fytyre apo hakmarrje (t’i themi si të duam!) për të gjithë ata që impresionoheshin para tetë vitesh në historinë e njerëzimit i pari i Amerikës dhe Botës u zgjodh një zezak.
Një fundosje, sidomos fundosje, për kastat gjoja liberale, pse të mos u themi edhe dinasti, nga Bush-ët deri tek Clinton-ët.
Liberalizmi nuk është liberalizëm kur nuk e kupton që si shenjë liberalizmi është edhe kur votuesit më nuk e duan atë liberalizëm i cili nuk është më liberalizëm sepse nuk e duron më një Trump.
Trump- faqe e pashkruar por frikshmërisht me plot rreziqe e paralajmëruar, fundosi kastat liberalo autokratike të Amerikës. Dhe u çeli rrugën ekstremistëve në Francë, Gjermani, Austri, Holandë..
Bota duket që e ka ndërmend të pushojë. Nis rrugëtimi i gjatë drejt të panjohurave me plot rreziqe që s’ua din kush fundin.
Fillimin po.
Atë duhet falenderuar libralëve të cilët kishin harruar që dikur ishin liberalë por në ndërkohë u bënë më radikalë në liberalizmin e tyre saqë kishin harruar kush ishin dhe pse ishin aty ku ishin.
Më s’janë.
Mirësevini në Trumpworld!