Një libër dhe një lajm.
Libri: Zero K. Me Autor Don DeLillo.
Tema: një miliarder i cili vendos të ngrijë trupat e familjarëve në mënyrë që pas vdekjes, dhe sidomos pasi medicina të ketë mbërrirë në stadin kur njeriu s’do të ketë më pengesa shëndetësore (aq më pak vdekjen) të “shkrihet” dhe t’i kthehet jetës!
Lajmi: një 14 vjeçare ka fituar të drejtën gjyqësore që trupi i saj të ngrihet pas vdekjes (nga kanceri) në mënyrë që kur medicina të ketë përparuar të kthehet në jetë!
Pyetja që shtrohet: kush ishte më parë- libri apo lajmi?