18 Dhjetor

Nuk do dyshim që një citat i një dite më parë më lidhet me pasditën e kësaj të diele dimri kur lexoj këtë lajm:

Ministri i Arsimit i Kosovës, profesori Arsim Bajrami ka marrë titullin Doctor Honoris Causa gjatë një akademie solemne mbrëmë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës…

Ministri i Arsimit i popullit më të paarsimuar dhe paditur në Europë… shpallet doktor.

Kosova dhe shqiptarët nuk kanë më veç autokratë modernë…

Janë Doktorë.

Që prapa vetes kanë popull të paarsimuar.

Çdo popull e ka regjimin që e meriton.