Ditë e çuditshme.
Mëngjesi më mbërthen në tavolinën e punës: me lajme, lajme, lajme.
NRW, Oberhausen, Duisburg, CentrO. 2 Vëllezër të lindur nga Kosova arrestohen në orët e vona të natës sepse organet e sigurisë kishin dyshime të forta që këta po përgatisnin sulm në CentrO. 250 dyqane. Çdo gjë mëpas është e panjohur. E panjohura e frikshme. Që nga emrat e tyre (thuajse kjo ka ndonjë rëndësi ky fakt).
Milano. Itali. Anis Amri, vrasësi i njerëzve të pafajshëm në Berlin vritet pranë një stacioni treni.
Lajmi për vëllezërit nga Kosova humbet. Sepse Amri është lajmi, është tema, është lehtësimi me të cilin flasin të gjithë: nga mediat deri tek Merkel.