27 Dhjetor

Edhe katër ditë përmbyllet 2016. Dhe fillon 2017.

Duhet të ketë qenë viti i parë i jetës në të cilin ditë për ditë kam shkruar, kam shkruar, kam shkruar. Pa e ditur se çfarë kam shkruar. Të shkruash dhe të mos dish se çfarë ke shkruar është sikur të futesh në pyll të madh e pa fund. Ajo që qetëson: fakti që e din se do jesh në këtë pyll tërë kohën pa patur  as edhe një dëshirë të dish se në cilët shtigje duhet të kalosh për të parë fusha të gjelbëra, detëra të kaltra por edhe humnera të trishta, të bën të jetosh i qetë në ecjen e ngadalshme, ecjen e qetë, në vete e me vete, përgjatë qetësisë së brendshme e cila s’i përket askujt.

Veç vetes.