Fjalë, fjalë, fjalë, fjalë, fjalë… që i përpëlit ajri i akullt dhe hedh në harresë, harresë, harresë.
Përsëritje.
S’ka shpresë për të pashpresët e nënqiellit të njëmijë e një fytyrave, njëmijë e një rrëfimeve.
Duhet vetëm një.
Një fytyrë.
Një rrëfim.