Duhet diçka që qetëson… Dhe këtë të shtunë nuk qetëson asgjë. As fakti që është e shtunë dhe me këtë edhe fundjavë.
Të jetë leximi: beteja e vetme kundër budallallëkut të njeriut e njerëzimit ajo që shpëton?
Pa dilemë.
Pranverë me histori.
Dhe me Götz Aly, librin e të cilit qysh sot e porosis sepse edhe nëse s’e lexoj… së paku e shfletoj.
“Europa gegen die Juden 1880-1945” (Europa kundër hebrenjve 1880-1945).