Rrugëtimi në autostradë (gjermane) nuk ka të bëjë asgjë me komoditetin, qetësinë, shijimin, pushimin, çlirimin.
Jo.
Të rrugëtosh me makinë në autostradë (gjermane) është të futesh në një front (lufte).
Kur ecën- duhet të ikësh.
Kur pushon- duhet të marrësh frymë.
Kur ikën- duhet të shikosh.
Para.
Prapa.
Majtaz.
Djathtas.
Para.
Prapa.
Prandaj treni është më i miri.
Prandaj qielli është më i shliri.