26/03

Dita e fundit e kësaj fundjave të gjatë është e diela më e gjatë e këtij viti.

Nuk ndihmon asgjë: as dielli që s’pushon së rrezatuari, as qetësia që të përcjellë në çdo hap që bën, në mal, në fusha, në trotuare, në kopsht.

Sepse është koka, është mendja, është jeta ajo që thjesht trazon.