Lexoj gjithandej në media sesi Hashimi paska thënë “këtë” e “atë” në media gjermane… Një një intervistë për “media gjermane”, në intervistë dhënë “medias gjermane”, në deklaratat e bëra për “median gjermane”…
Media gjermane?
Media gjermane sa janë?
Mijëra? Dhjetëra mijëra dhe për dreq… nga krejt këto media që mund të shihen e gjinden shpejt… s’e gjej askund atë “intervistë”…
Banalitete të “medias shqiptare” për “median gjermane”.
Është dita e fundit e Prillit dhe nuk kam si të mos i gëzohem ikjes së një Prilli… jo të thyer, sa shterp!