04/05

E enjte.

Ka shekuj që s’e kam lexuar DIE ZEIT.

Të shtypur.  Të printuar.  Të freskët.

Dhe voluminoze… pafundësisht të voluminoze.

E shfletoj me mall (malli i shtampës)… dhe pye veten: të kem jetuar për vite e vite me një Gazetë kaq të madhe. Dhe sërish të pafundmë.

(Kujtoj vetëm Dossier me Norbertin… pesë muaj punë për… 8 faqe.)

I frikësohem (tjetërsimit) të internetit.