17/05

Botuesi kroat shkruan që çdo gjë është gadi.

E pyes kush është përkthyesi.

Më thotë që është një djalë i ri… që është rritur në Kroaci e flet & shkruan kroatishten dhe ka bërë punën për mrekulli.

(I them vetes) sa e sa djemë e vajza shqiptarë janë gjithandej në glob që flasin e shkruajnë- gjuhën amtare dhe gjuhët e botës dhe do të mund të bënin të njejtën punë…