American Gods…
Dhe kaosi në Hamburg!
Ky Hamburg… ma kujton Heiligendamm-in e Qershorit të vitit 2007.
Saktësisht para 10 vitesh!
Me Beratin (Buzhalën) dhe Albertin (Bisakun).
Tre djem (ende) të ri, tre gazetarë Ballkani që presin shenja se do flitet për pavarësinë e Kosovës në, atbotë jo G20 por G7 + 1 (Rusia).
Merkel, Bush (rioshi) dhe Putin…
Berati, ylli në ngritje prin me Prishtinën
Vegjëlia ime… përzien me(s) gjermanëve.
Alberti është nikoqiri nga Hamburgu që s’e ka edhe aq larg Heiligendamm-in.
T’u kujtohen Beratit e Albertit të gjitha vendkalimet për të arritur tek ishulli (parajsa e ushqimit e pijeve) i gazetarëve?…
Parajsa e Heiligendamm dhe kaosi i Hamburgut.
Kjo po që është ditë kujtimesh!
Të jetë (mungesa e) interneti(t) fajtor që më kthen në ato kohë!?