Lexoj gjithandej sesi shqiptarët janë të shokuar, janë të tmerruar, janë të pafjalë dhe të pashpresë.
Kanë rënë në depresion.
Sepse Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.
E krahasoj me Shqipërinë dhe nuk shoh edhe aq shumë dallime.
Shoku e tmerri, mungesa e fjalëve e pashpresa e njerëzve të ndërgjegjshëm nuk e shpërfaqë edhe fytyrën (që s’e kanë) të kastave politike të Prishtinës.
Pa dallim partie e pushteti.