Lexoj Astritin për, siç thotë “prangosurit” dhe kaluarën. Nuk ka asgjë që mundet të del përtej asaj që është e përmbledhur në këtë tekst. Është përtej imagjinatës të cilën secilën secili prej nesh e pret, din, njih dhe e ka parë a përjetuar. Tragjike (por edhe komike): do ngjet.
Dua të shkoj përtej kësaj teze për Kosovën dhe them që kanë mbetur vetëm edhe 11 Ditë derisa Donald T. të emërohet edhe legalisht President dhe them që vendet si Kosova (me probleme të mëdha!) do të ishin model interesant për vende shumë më të mëdha e zhvilluara për ta parë modelin sesi bëhet politika, udhëheqet shteti, zhvillohen lufërat (politike… dhe jo vetëm) … të gjitha përmes rrjeteve sociale. Nëse këta të Kosovës e Ballkanit në njërën anë dhe krejt botës si kjo e jona (vende në zhvillim) në anën tjetër sportin e rrjeteve sociale (Facebook-ut) e provojnë dhe na torturojnë tash e sa vite, këta të Amerikës e Europës më shumë me Twitter veç kanë nisur. Dhe do ta vazhdojnë.
Aq shumë do ta vazhdojnë saqë do të çuditen: edhe gazetat edhe televizorët, edhe opinionbërësit edhe kundërshtarët/simpatizantët.
Bile për diçka i shërbejmë dikujt si model.
Ky është vetëm fillimi dhe një dreq e din si do ta ketë mbarimin.
Deri atëherë vazhdoj ritualin e së martave. Me kultruat e revistave të kësaj bote. Një klikim dmth. një kulturë:
The Nation , New York Review of Books, Neue Zürcher Zeitung, 168 ora, Zeit, epd Film, Times Literary Supplement, Merkur,
American Interest, Elet es Irodalom, New Yorker, La vie des idees, New York Times, FAZ…