19 Janar

Vazhdoj të lexojpër vdekjen e David Bowie. Jam rritur me të. Jo edhe aq me tingujt e tij sa me dukjen e tij. Fenomeni i syve të tij sidomos dhe performanca në skena kanë qenë dhe janë pjesë e fëmijërisë dhe rinisë sime.  Dhe jo vetëm. Në anglisht, gjermanisht por edhe shqip lexoj autorë që shkruajnë për të. Mësoj shumë e shumë gjëra që s’i kam ditur sepse s’më kanë interesuar edhe aq.  Ishin kohë dhe frymë tjera por… jam rritur me të.

I don’t know where I’m going from here, but I promise it won’t be boring“. Kjo thënie e tij të cilën e lexoj më pëlqen. S’e ka patur vetëm me e për vetveten. 

E marta  është dita e revistave. Përmbledhja në Perlentaucher. Puna e madhe e cila çdo njeriu ia jep mundësinë ta sheh se çfarë mendimtarët, publicistët e shkrimtarët, shkencëtarët e ekonomistët, artistët e aktorët kanë të thonë apo edhe magazinat/revistat kryesore të botës kanë të thonë për ta.

GuernicaGuardian, HVG, New YorkerMicroMega,  National GeographicSinn und FormLetras LibresFinancial Times, Literarni novinyNew York Times, Magyar NarancsTimes Literary Supplement, LinkiestaTelerama

Të gjitha të lexuara nga redaktorë e autorë të vyer që lexuesit i ofrojnë diçka që mund të gjuhet: gatuarje, përgatitje, përzgjedhje me e për temat kryesore, fenomenet, debatet, risitë dhe çka jo tjetër… Është ai ritual që mund të quhet edhe varësi të cilën do ta ndaja me këdo që ka kohën dhe sidomos nervat të sheh për temat… Javë për javë, muaj për muaj, vit për vit… Qe gadi dy dekada.

S’kam asnjë dilemë: e marta i takon një eseu në Zeit.

New Sincerity quhet Trendi më i ri në Letërsinë e Amerikës. Dhe s’ka të bëjë me modën sa me lamtumirën e ironisë por për këtë hapjen e dyerve për ekzibicionizmin dhe pikëllimin e pafundmë që “mjetet” e reja të komunikimit… interneti i shkakton njeriut. Çfarë teme.  Për herë të parë i lexoj emrat e 20/30 vjeçarëve… Marie Calloway, Tao Lin dhe Mira Gonzalez. Të merrem me ta?

S’kam kohë. Edhe ashtu më nuk jam më i riu…