9 Prill

Samuel Beckett. Një dokumentar i gjatë dhe me dy vazhdime i cili nuk i ikën edhe aq një libri të gjatë që kam lexuar për të.

Më interesantja nga ky film: insistimi  i autorëve në atë që Beckett ka patur dy telashe të madhe në jetë. Së pari nënën dhe me këtë edhe Iralndën të cilave u ka ikur si djallit. Prandaj edhe s’ka mundur pa to. Dhe së dyti, “kryebabain” e tij James Joyce.

Të ketë qenë pritja e tij edhe pritja që quhet Godo? Mund të jetë.

Padyshim një tip krejt i veçantë i letërsisë irlandeze dhe botërore.