2 Maj

Një kthim i vrullshëm i pranverës. Nuk ka gjë më të padurueshme kur ke teshtima e kokëdhembje në një ditë me diell e cila ashtu papritmas ta bën me sy ta përqafosh dhe s’e ke fuqinë ta shijosh…

Regjim shtrati, aspirinë dhe lexim.

Një reportazh i gjatë i Julias në FAS për revolen me të cilën Wolgang Herrendorf para 3 vitesh i pat marrë vetes në Berlin dhe tashti… ajo revole është në Marbach- mes penave të Goethes dhe pushkëve të djalit të Schillerit…

Një Saras befasues. Jo me klieshtë e burgjeve por me ballafaqimin e gjerë- të thellin dhe shumëfishtin të letërsisë së burgut…

E lë pranë tryezës së gjumit në shtrat. Revistat lexohen edhe shtrirë…