19 Qershor

Është 19 Qershor i vitit 2016 dhe në Arenat e futbollit në Francë do të shfaqen rreth 31 shqiptarë. Nga kombëtarja e Shqipërisë, nga Nati i Zvicrës… Pa folur këtu edhe për pamjet vizuele të tifozëve që kanë mësyer nga tërë kontinenti drejt Europës.

Shqiptarët janë fituesit absolut të këtij Europiani. Edhepse shumë prej tyre do të mbeten qysh në rrethin e parë jashta fushës.

Prania e tyre e parë kaq masive do të ketë edhe gjurmët e veta. Tek ata që e kanë pritur këtë kohë. Dhe shumë më tepër tek breza të të rinjësh… që të bëjnë diçka me ëndërrat e tyre.